Saturday, December 13, 2014

Limaj nuk mund të “hakmerret” ndaj SHIK

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, ditë më parë pati deklaruar se SHIK-u në bashkëpunim me dy francezë e kanë dërguar në burg. Ai e ka përmendur edhe Kadri Veselin në këtë mes dhe organizatën që ai ka udhëhequr. Por a do të mundet Limaj, dhe Nisma, të zbulojnë të vërtetën dhe të “hakmerren” ndaj njerëzve të nëntokës siç i quajn, meqë gjatë mandati katër vjeçar në kuvendin e Republikës së Kosovës, Nisma do të udhëheq komisionin për Agjencinë Kosovare të Intelegjencës.
Nehat Hyseni dhe Jeton Kelmendi, njohës të zhvillimeve politike, mendojnë se një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë për Nisman, dhe kushdo qoftë tjetër , meqë PDK dhe LDK e kanë shumicën në parlament dhe do të mund të bllokonin ndonjë nismë eventuale për hetim ndaj SHIK-ut.
“Sa duket, shumica aktuale , e cila ka "shumicë të kualifikuar", meqë ka 86 deputetë, që kalon shumicën prej 2/3 të Kuvendit të Kosovës, ka filluar që në start të paraqes shenja brengosje të arrogancës, duke shmangur maksimalisht rolin korrektues e kritikues të opozitës. Edhe pse me nga një komision, parti opozitare, do të kenë fare pak fuqi, të ndryshojnë gjendjen”, tha Hyseni.
“Komisionet parlamentare nuk e marrin gjithë esencën, të gjitha sekretet nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ato i merr qeveria e jo grupet parlamentare. Nisma do të ketë ndikim por jo aq shumë për faktin se qeverisja kalon 2/3 , dhe ndonjë përpjekje e opozitës do të jetë e pamundur, veç nëse vazhdon të rritet pakënaqësia tek deputet e pozitës, ashtu siç po shfaqet këto ditë tek deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për më tepër roli i komisionit parlamentar për AKI dhe ndonjë përpjekje e opozitës për të vënë drejtësi në vend , sipas Kelmendit , do të ishte e mundur vetëm, nëse bashkësia ndërkombëtare, përmes gjykatës speciale do të ndikonte në ndëshkimin e “peshqve të mëdhenj”, gjë të cilën duhet ta shohim me rezerva, për shkak të ashtuquajturit stabilitet.
“E vetmja mundësi është që udhëheqësit e organeve sekrete, ata që udhëheqin me shtetin të vihen para drejtësisë, nëse Bashkësia Ndërkombëtare përmes Gjykatës Speciale do të kryej punën e vetë madje do të hetojë edhe zyrtarët e korruptuar bashkëpunëtor të krimit që vinë nga radhët vendore dhe atyre të Eulexs-it. Por për një gjë të tillë mendojë se nuk do të ndodh shumë shpejt, sepse duhet ruajtur stabilitetin politik, përmes të asaj që quhen “kokat kryesore”, përndryshe drejtësia duhet të merret thellësisht me kryetarin e kuvendit, me nënkryetarin e kuvendit me zv.kryeministrin Thaçi e po ashtu edhe me disa nga ministrat e qeverisë Mustafa”, tha Kelmendi për Bota sot.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar menjëherë pas ndarjes së komisioneve se do të vazhdojnë iniciativën e lënë pezull gjatë legjislaturës së kaur, për hetimin SHIK.
"Lëvizja Vetëvendosje do ta vazhdojë nismën e saj që nga legjislatura e kaluar për një komision hetimor ndaj Shërbimit Informativ të Kosovës, punës, veprimtarisë, financave, bazës ligjore e kështu me radhë", ka deklaruar Ymeri.
Iniciativa për hetimin e SHIK-ut, ishte lansuar që nga viti 2011 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj - Bujupi ka konfirmuar se kjo parti do të jetë në mbështetje të nismave për hetimin parlamentar të këtij shërbimi.
"Ne do të vazhdojmë me kërkesën e bërë edhe në vitin 2011 dhe presim që bashkërisht opozita të bëj punë në këtë drejtim dhe sigurisht që të kemi edhe përkrahjen individuale edhe të gjithë atyre që mendojnë ndryshe brenda Kuvendit", ka theksuar Kadaj-Bujupi.
Gjatë kohës sa ishte pjesë e PDK, Fatmir Limaj, disa herë ka pas përplasje me Hashim Thaçin, i cili dukej se kishte frik nga konkurrenca brenda Partisë, për faktin se pas lirimit të Limajt nga gjykata speciale në Hagë, ai (Limaj) ishte ndër personat më favorit për postin e kryetarit të PDK-së. Por me kohë Thaçi fillojë ta distancoi atë, madje ka zëra që thonë se çdo herë para zhvillimeve të rëndësishme me iniciativë të tij, hapeshin procese kundër Limajt./Valbona Mazreku

No comments:

Post a Comment