Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë për Telegrafin se mbrëmë është përmbyllur afati ligjor i aplikimit për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçnicës.
Në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim katër subjekte politike kanë dorëzuar aplikimet e tyre.
Bëhet fjalë për një iniciativë qytetare (G. I. Srpska), dhe tri parti politike Lidhja Demokratike e Kosovës, Nova Partija Kosova dhe Progresivna Demokratska Stranka.
Të gjitha aplikacionet do të shqyrtohen nëse përmbushin aspektet ligjore dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim lidhur me këtë.
No comments:
Post a Comment