Monday, December 8, 2014

Largohet nga PDK Margarita Kadriu, nuk e përballoi faktin që nuk u bë ministre

Për largimin nga PDK ajo ka njoftuar nëpërmjet Facebookut.

Të nderuar qytetarë,
U bënë 6 muaj prej momentit kur unë pranova të hyj në politikë, edhe atë pas ofertave të shumta disa vjeqare të Partisë Demokratike të Kosovës.
Duke shpresuar se angazhimi në një subjekt politik është një mundësi për të kontribuar për luftimin e shumë të këqijave që kanë ndodhur këto 15 vitet e fundit në Kosovë, sikur edhe për dhënien shembull të një qeverisje ndryshe, e jo atë që e kemi parë deri më tani, kur pranohen poste , të cilat pastaj keqpërdorohen në vazhdimësi, periudha 6 mujore e angazhimit tim në PDK më ka dëshmuar dhe krijuar bindjen e plotë se për një NDRYSHIM pozitiv në interes të qytetarëve nuk ekzistojnë as më të voglat mundësi, së paku jo në këtë kohë dhe në këto kushte veprimi. Më 14 maj 2014 e kam theksuar se në politikë nuk po hyj për të marrë një karrige dhe për të sistemuar veten në një post, por për të kontribuar në të mirën e qytetarëve, andaj duke i parë gjërat për se afërmi gjatë kësaj periudhe 6 mujore, u binda se nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar gjërat për të mire.
Nga sot nuk jam dhe nuk do të jem pjesë përbërëse e Partisë Demokratike të Kosovës
Ju siguroj se do të angazhohem dhe do të luftoj për interesa të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke u bërë zë i pavarur dhe i paanshëm i qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me respekt,
Margarita Kadriu
Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Prishtinë, 08.12.2014

No comments:

Post a Comment