Tuesday, December 9, 2014

Ku mbeten Rexhepi, Hoxhaj, Mujota, Beqaj e Buja

Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndonëse është larguar nga pozita e shefit të Qeverisë, ai përsëri është pjesë e ekzekutivit kosovar, por e njëjta nuk ka ndodhur edhe me eksponentë të lartë të PDK-së (ministra të cilët kanë drejtuar dikasteret kryesore të qeverisë).
Persona me peshë në PDK, si ish- ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ish ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kanë mbetur jashtë qeverisë të drejtuar nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.
Jashtë qeverisë së drejtuar nga Mustafa kanë mbetur edhe ish-ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe ish-ministri i Financave, Besim Beqaj. 

No comments:

Post a Comment