Tuesday, December 9, 2014

KDI: Kosova me shkallën më të lartë të korrupsionit në Evropë

Shkalla shumë e lartë e korrupsionit në Kosovë po pengon zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe liberalizimin e vizave. Këto janë problemet të cilat duhet të adresohen sa më shpejtë, duke përmirësuar zbatimin e kornizës ligjore dhe të politikave.Kështu u tha nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Në tridhjetë e katër komuna të Kosovës janë bërë 492 kërkesa për qasje në dokumente publike të cilat lidhen me prokurimin publik, ku prej këtyre kërkesave vetëm 119 kanë qenë të lidhura më këtë të fundit.
E, komunat me numrin më të madh të kërkesave për qasje në dokumente publike janë Prishtina me 103, Prizreni me 99 dhe Gjakova me 44.
Sipas këtij raporti, komunat të cilat kanë refuzuar apo nuk iu janë përgjigjur kërkesave të qytetarëve në dokumente zyrtare janë Ferizaj, Skenderaj, Peja dhe Mitrovica e Jugut, kurse komunat me më së shumti kërkesa në dokumente për prokurim publik janë Prizreni, Prishtina, Gjakova dhe Malisheva.
Artan Canhasi, nga KDI-ja, tha se ky raport po bëhet publik sot për shkak se shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, madje ai tha se kjo ditë ka qëllim që të ngrisë vetëdijen e qytetarëve mbi çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin.
Canhasi tha se Kosova ka shumë probleme kur është fjala për korrupsion dhe se këto çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin duhet të adresohen sa më shpejtë.

No comments:

Post a Comment