Monday, December 15, 2014

Kancelarja Merkel, Mustafës: Ndodheni para sfidave të mëdha

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e zgjedhjes kryeministër i Republikës së Kosovës.
Lexoni më poshtë telegramin e urimit të kancelares Merkel:
Shumë i nderuar zoti Kryeministër,
Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta.
Ju ndodheni PARA sfidave të mëdha, veçanërisht lidhur me afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, dialogun me Beogradin si dhe krijimin e strukturave të shtetit ligjor dhe të strukturave demokratike të vendit Tuaj. Gjermania do të vazhdojë të jetë një partnere e besueshme e Kosovës.
Do të gëzohesha t’iu përshëndes së shpejti në Berlin.
Për detyrën Tuaj plot përgjegjësi Ju uroj fat të mirë dhe shumë sukses. 

No comments:

Post a Comment