Monday, December 8, 2014

Kadri Veseli Kryeparlamentar, LDK nuk ishte unike në votim

Kadri Veseli është zgjedhur në krye të parlamentit duke marrë 71 vota për, ndërsa kundër tij kanë votuar 42 deputetë. LDK nuk ishte unike në votimin për Kryeparlamentar.

Me 71 votë z.Kadri Veseli zgjedhet kryetar i Kuvendit” ka thënë Brovina.Të pranishëm në seancë ishin 119 deputetë.
Janë zgjedhur edhe Nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti nga PDK, Sabri Hamiti nga LDK dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje. Nga komuniteti serb është zgjedhur Jasmina Zivkovic, ndërsa nga komunitetet tjera pakicë është zgjedhur Duda Balje.
Në fjalimin e tij Kadri Veseli ka përmendur dëshmorët, por ka përmendur edhe kontributin e Ibrahim Rugovës. Më pas ai ka folur edhe serbisht

No comments:

Post a Comment