Wednesday, December 10, 2014

Kabineti që nuk premton shumë

I vogël është numri i ministrave që për herë ta parë do ta ushtrojnë një funksion të tillë qeveritar. Kabineti i udhëhequr nga Isa Mustafa përbehet kryesisht nga ministra të cilët kanë qenë edhe në mandatin e kaluar ose në qeveritë e mëhershme.
Kësisoj, mundësia për “ndryshime të mëdha”, po vlerësohet e pamundshme nga njohësit e çështjeve politike. Qeveria Mustafa 1, sipas tyre, nuk premton shumë.
Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se nuk mund të pritet shumë prej këtij kabineti për faktin se mënyra si është formuar dhe me gjithë ato anomizitete që është dashur të neutralizohen gjatë krijimit të këtij kabineti, mund të jenë pengesa të mëdha në mënyrën e funksionimit të tij, shkruan “Tribuna”.
“Është e qartë se Mustafa do të duhet të bëjë shumë balance mes shumë faktorëve siç janë pakënaqësitë e brendshme, presionet ndërkombëtare, raporti mm ministrat e PDK-së dhe shumë gjëra tjera. Do të jetë një mision shumë i vështire i Isa Mustafës që t’i menaxhojë gjithë këta elementë të rëndësishëm që do të jenë pjesë në qeverisjen e ardhshme. Është zhgënjyese për politikën kosovare që liderët të mos guxojnë t’u japin shansin edhe politikanëve të rinj, kjo vlen posaçërisht për PDK-në, sepse janë vetëm dy ministra të rinj të tjerët janë të ricikluar”, ka thënë Muhaxhiri.
Ai vlerëson se PDK ka potencial dhe anëtar brenda partisë të cilët e meritojnë që të kenë poste ministrore, prandaj ai konsideron se atyre do të duhej t’u jepej shans.

No comments:

Post a Comment