Friday, December 19, 2014

Ja rrëfimi i vajzave që u sulmuan nga qentë

Vesa Mekolli, Era Mekolli dhe Besa Hyseni, nxënëse të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë janë goditur sot nga një veturë deri sa ishin duke ikur nga një grumbuj i qenve në lagjen “Bregu i Diellit”
Ato janë dërguar menjëherë në Emergjencën e QKUK-së, ku edhe këto momente janë duke u trajtuar nga stafi i klinikës.
Vesa Mekolli, nxënëse e klasës së dymbëdhjetë në një rrëfim për “Zërin” tregon se si ndodhi deri tek aksidenti dhe sulmi i grumbujve të qenve ndaj tyre.
“Ishim duke shkuar rrugës për shkollë dhe për një moment ka qenë një grumbuj qensh, nja 4-5 qenë dhe kanë filluar me le në drejtim tonë.
Ne jemi fiksuar dhe për me dashtë të largohemi prej tyre, kemi dash me largu rrugën por fatkeqësisht se kemi pa kerrin dhe ndodhi kjo”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Basri Lenjani, drejtor i emergjencës në QKUK ka konfirmuar për “Zërin” se fëmijët janë shtrirë në spital por që nuk janë në rrezik për jetë.
“Fëmijët tani janë në emergjencë dhe janë jashtë rrezikut. U janë bërë disa ekzaminime plotësuese mirëpo nuk flet për ndonjë rrezik të jetës”, ka thënë ai. /Zëri/

No comments:

Post a Comment