Monday, December 15, 2014

Intervistë | Mark Zuckerberg: Më shumë se 10 miliardë mesazhe në ditë kalojnë përmes Facebook’ut

Një gjë është e sigurt që Facebook Messenger është shumë i suksesshëm. Më shumë se 10 miliardë mesazhe në ditë kalojnë përmes produkteve të Facebook-ut. Mendoj se hapësira për komunikim privat është më e madhe se sa mendojnë njerëzit. Pra, anonimiteti nuk është gjëja e parë që do na shkonte ndërmend ta bënim. Flet Mark Zeuckenrberg, themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, Facebook.

A mund të më tregoni më shumë për creative labs?
Pra, Facebook-u nuk është vetëm një gjë . Ajo që e bëri më me kuptim këtë faqe internet, ishin mënyrat e ndryshme të ndarjes që ndërtoheshin si karakteristika brenda një faqe të internetit. Kur filluam ta bartnim dhe ta bënim të lëvizshme, ky aplikacion blue tashmë kishte përafruar praninë e tij nëpër desktope. Por, mendoj se njerëzit duan gjëra të ndryshme në celular. E rëndësishme është edhe lehtësia e qasjes. Pra, është mbi aftësinë që ka për të kontrolluar njoftimet që merrni. Qëllimi i vetëm në celular është krijimi i një premiumi të madh për përvojat e klasit të parë . Pra, ajo që jemi duke e bërë me creative labs në thelb është ndarja e aplikacionit të madh blu.
Por, kjo nuk është vetëm ndarje e tipareve që ju tashmë keni në aplikacionin blu. A nuk është edhe një ide e re për krijimin e përvojave të reja që nuk i kishit nëpër aplikacione? Është një lloj ndjenje se kjo rrugë ka të bëjë me disa gjëra të reja para se të krijoheshin përvoja të reja dhe kjo lloj strukture do bëhet?
Nuk e di nëse do e shoh si një trajtë binare. Mendoj se ju do të shihni një kombinim të bërë nga këto gjëra, e që kanë qenë produktive për një kohë , si përvojë e klasit të parë . Dhe do ta shikoni duke bërë eksplorime nëpër fusha të reja, për të cilat, kohë më parë nuk kemi menduar kurrë që mund t’iu ndajmë një dhomë .
Gjatë kë tyre viteve ju keni bërë gjëra të mëdha si Home dhe Graph Search, të cilat në të vërtetë nuk punojnë . Dhe gjëja tjetër që keni bërë është se keni blerë shumë kompani që nuk punonin, si Instagrami dhe WhatsApp. A keni krijuar mjaft gjëra të reja? Si mendoni, sa novativ është Facebook-u?
Me Graph Search , mendoj se produktet e kërkimit modern janë ndërtuar aq shumë , saqë e dinim se do të jetë një investim pesë vjeçar, para se të merrnim diçka vërtetë të mirë dhe të ndryshme. Kështu, i kemi realizuar qëllimet tona. E para ishte që të ishim në gjendje për të kërkuar mbi lidhjet e strukturuara të Facebook-ut. Kjo ishte e rëndësishme si produkt konsumi dhe gjithashtu si infrastrukturë që ne e kemi përdor brenda kompanisë . Fokusi tjetër ishte kërkimi i postimeve. Mendoj se pyetja e duhur do të ishte sesa funksiononte në telefon puna e kërkimit. Mendoj se edhe kjo është një punë pesë vjeçare. Duhet të mendojmë për një periudhe më të gjatë .
Me Home pritja ishte më e ngadalshme sesa e kemi pritur. Por, kjo ishte një gjë me rrezik. Le të themi që kjo është shumë e ndryshme nga App-et tjera, si Paper ose Messenger. Andaj edhe nëse e instaloni dhe në qoftë se është e dobishme, do ta përdorni përsëri. Home është kur faqja juaj bllokohet. Kur e instaloni do jeni shumë aktiv, por nëse nuk ju pëlqen atëherë do ta çinstaloni. Tjetër gjë e rëndësishme dhe për tu mbajtur mend është se ne një far mase, shumica e këtyre gjërave të reja që ne jemi duke bërë nuk do të lëvizë biznesin tonë për një kohë të gjatë . Përdorimi i Facebook-ut është shumë i madh. Rreth 20% e njerëzve kalojnë kohën e tyre duke e përdorur Facebook-in në telefon. Nga kjo perspektivë , Messenger dhe Paper, mendojmë se janë aplikacione shumë të mira.
Në anën tjetër WhatsApp përdoret më shumë se sa Facebook Messenger. Ju e keni blerë atë , sepse mendoni se do të lëviz në biznesin tuaj. Por, a mund të më tregoni pse e keni blerë , a nuk ka pasur mundësi Facebook të shpik një aplikacion të tillë ? A ndjeheni keq që nuk është punë e Facebook-ut?
Epo, ka shumë gjëra këtu. Një gjë është e sigurt që Facebook Messenger është shumë i suksesshëm. Më shumë se 10 miliardë mesazhe në ditë kalojnë përmes produkteve të Facebook-ut. Por, mendoj që në fillim ne e kemi parë hapësirën e mesazheve që është me e madhe se sa kemi menduar në fillim, dhe rastet e WhatsApp dhe Facebook Messenger janë shumë më të ndryshme se sa kemi menduar në fillim. Facebook Messenger është më shumë për të zhvilluar biseda me miqtë , ndërsa WhatsApp është zëvendësim sms-ash. Këto mund të tingëllojnë të ngjashme, por kur e shikoni nuancat se si njerëzit i përdorin ato, atëherë do e kuptoni që janë dy tregje komplet të ndryshme. Mendoj se gjërat që i bëjmë ne duhet ti shikoni në tri faza. Së pari, Facebook-in si aplikacion. Një miliardë njerëz, ose më shumë , e përdorin atë dhe ky është biznes. Pastaj është Instagrami, WhatsApp, Messenger, Search, këto janë ato që njerëzit i përdorin shumë dhe në të ardhmen këto do jenë biznese të Facebook-ut. Pastaj, ka gjëra të sapopunuara, sikur Home, Paper apo Creative Labs, në të cilat jemi ende duke punuar. Ndoshta, për tre deri në pesë vjet do t’i kemi këto programe në fazën e njëjtë sikur që janë sot Instargrami dhe Messenger. Pra, ajo që ne dëshirojmë të bëjmë është të ndërtojmë një tubacion në bazë të nevojave që kanë njerëzit. Do të ishte gabim sikur t’i krahasonim kë to. Të gjithat janë në nivele të ndryshme.
Instagram dhe WhatsApp nuk quhen si aplikacione të Facebook-ut. Por, përfundimisht janë pjesë e biznesit tuaj, por që njerëzit nuk e shohin si pjesë të Facebook-ut. A do të thotë kjo që duhet të mendohet për të ardhmen e Facebook-ut? A është kjo një konglemorat?
Ajo që po përpiqemi ne të bëjmë me Creative Labs, është që të eksplorojmë gjëra që nuk janë të lidhura me Facebook. Disa duhet të jenë në lidhje me Facebook, por nuk është e thënë që çdo të jetë e lidhur me të , sepse disa grupe kanë identitetin e vet. Mendoj se duhet të prisni për të parë më shumë nga kjo, ku aplikacionet do të jenë të lidhura me audiencë të ndryshme, më të cilët ju mund t’i ndani ato aplikacione.
Kemi parë një numër të madh aplikacionesh që shfaqen me anonimitet dhe aplikacione si Snapchat që janë kalimtare. A keni interes për to? A prisni që Facebook të bëjë gjëra me anonimitet?
Nuk e di. Mendoj se hapësira për komunikim privat është më e madhe se sa mendojnë njerëzit. Pyete nëse isha i befasuar se WhatsApp dhe Messenger ishin të ndryshme, por që të dyja përshtaten shumë mirë me kornizat e komunikimit privat. Kjo është ajo që njerëzit duan ta bëjnë dhe kjo është arsyeja pse ka kaq shumë shërbime në to. Mendoj se do të punojmë edhe më tutje për gjëra të tilla. Anonimiteti është ndryshe. Nuk them se nuk do funksionojë , por është shumë ekstreme. Unë prirem të mendoj në disa ndërveprime që janë të rrënjosura mirë në kuptimin dhe ndërtimin e marrë dhënieve. Mund të përdorni identitetin e vërtetë , ose në WhatsApp mund të përdorni numrin e telefonit, ose sikurse në Intsgram që mund të përdoret vetëm pseudonimi. Nga e gjithë kjo ju ndërtoni marrëdhënie njerëzore me këdo. Kjo është thelbësore për ne se si e mendojmë botën. Pra, anonimiteti nuk është gjëja e parë që do na shkonte ndërmend ta bënim.
A mund t’iu bë j një pyetje personale? Po bëheni 30 vjeç dhe këto aplikacione përdoren nga njerëz që janë në moshë të re. Kur filluat me Facebook, keni qenë në dijeni se Facebook-u do të përdoret prej kaq shumë njerëzve. Tani nuk doni të merreni me aplikacionet si Snapchat. A ndjeheni sikur jeni në kontakt me një audiencë që po përdor gjëra të reja?
Për mua nuk është shumë e qartë , se ku e shikoni ju që aplikacionet përdoren nga njerëz më të rinj ose më të vjetër, sepse aplikacionet kanë një audiencë të vazhdueshme dhe të zakonshme. Përdoruesit e hershëm të Pininterest nuk ishin njerëz të apasionuar pas teknologjisë dhe nuk ishin të rinj. Disa nga këto shërbime fillohen të përdoren që në adoleshencë . Por mendoj se Twitter nuk përdoret nga njerëz shumë të rinj në moshë . Tani për tani, mendoj se kompania më interesante është Tesla. Për një kohë të gjatë , njerëzit janë munduar të prodhojnë makina elektrike. Ata e kuptuan se mund të japin një produkt shumë kualitativ, nëse tregtohet si një gjë e pasur. Ah, edhe shumica e njerëzve që e përdorin Facebook-in nuk kanë qenë të moshës sime. Por, është shumë e rëndësishme që ta kuptosh se kujt ia servon, dhe sa më shumë njerëzve që t’ua shërbesh bëhet aq më e vështirë . Ne përpiqemi t’i kushtojmë vëmendje, të jemi rigoroz dhe cilësorë . Por, nëse u shërben 1.2 miliardë njerëzve, bëhet shumë e vështirë . Prandaj, mendoj që mosha është problemi më i vogël i që na shqetëson. Jam i interesuar në Internet.org dhe se si t’i konektojë gjithë këta njerëz. Por, jeta ka ndryshuar. Një nga gjërat që ne bëjmë është që pyesim menaxherët të cilët shkojnë nëpër udhëtime, se si e përdorin njerëzit internetin. Atje mësojnë gjëra shumë interesante. Njerëzit pyesin, si për shembull,’ supozohet që aty unë duhet të vendos fjalëkalimin, por çfarë është një fjalëkalim?’ Për ne, kjo është një pyetje e çuditshme! The New York Times Përkthyer nga Gazeta Express

No comments:

Post a Comment