Thursday, December 25, 2014

Ilegalët të përkrahur nga legalët vazhdojnë të operojnë në Veri

Aleksandër Spiriq është nënkryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore, i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale. Të njëjtën kohë ai ushtron edhe postin e shefit të organit paralel në Veri, që punon për llogari të Serbisë.
Përfaqësues shqiptarë nga Veriu thonë se ilegalët dhe legalët janë bërë bashkë për t’i ndaluar banorët e lagjes Kroi i Vitakut që t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre, shkruan “Koha Ditore”.
Madje, përfaqësuesi i këtij fshati, Nazmi Ismajli, këtë javë ishte arrestuar nga Policia e Kosovës. Inspektorati serb ka dalë në terren edhe të enjten për t’i ndaluar punimet.
Shqiptarët thonë se gjendja është tensionuar në maksimum si pasojë e presioneve të vazhdueshme nga përfaqësuesit serbë. Shqetësimeve të tyre nuk u është përgjigjur askush nga Prishtina.

No comments:

Post a Comment