Thursday, December 11, 2014

Hoxhallarët e huaj ta lëshojnë Austrinë

Qeveria austriake miratoi projekt-ligjin për islamin, me të cilin duhet të veprojë kundër përhapjes të urrejtjes dhe radikalizmit.
Ndalesa për financimin e hoxhallarëve dhe xhamive jashtë vendit është pjesa kryesore e Ligjit të ri për islamin.
Pasi ligji i ri ndalon veprimin e hoxhallarëve të cilët paguhen nga jashtë, rreth 65 predikues islamikë, të cilët i paguan qeveria turke, do të duhet deri në fund të vitit të ardhshëm ta lëshojnë Austrinë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Sebastijan Kurc dhe ministri pa resor Jozef Ostermaer nuk e pranuan kërkesën e Bashkësisë fetare islame në Austri që të vendos afat kalimtar prej 15 vitesh, por mbetën në atë që problemi i hoxhallarëve të huaj dhe financimi nga jashtë të zgjidhet deri në fund të vitit të ardhshëm.
Gjithashtu, projekt-ligji, parasheh që të gjitha shoqatat dhe klubet të cilat kanë edhe veprime fetare në të ardhmen të mund të punojnë nën shoqatat zyrtare fetare siç është bashkësia islame në Austri ose Komuniteti alavit.
Ligji gjithashtu qartë nënvizon se ligjet e shtetit kanë përparësi të rregullave fetare. Ligji parasheh edhe predikimet të mbahen në gjuhën gjermane.

No comments:

Post a Comment