Sunday, December 14, 2014

Gjuriq demanton Agim Bahtirin: “Parku i paqes” nuk do të hiqet

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka mohuar mundësinë e heqjes së “Parkut të paqes mbi urën e Ibrit. “I ashtuquajturi Parku paqeje (barrikadë) në Urën e Ibrit në Mitrovicës, nuk do të hiqet derisa të mos gjendet një zgjidhjeje e pranueshme për palën serbe e për palën shqiptare në atë qytet”, ka thnë Gjuriq.
Në pyetjen nëse heqja e barrikadës është kusht për hapjen e kapitujve në negociata për anëtarësim të Serbisë në BE, Gjuriq për agjencinë serbe të lajmeve Beta ka thënë se në Bruksel është arritur marrëveshja që së pari të bëhet vlerësimi teknik i gjendjes së urës dhe që prefektit jugut dhe të veriut të qytetit të merren vesh për zgjidhjen që do të kënate interesat dhe do të merrte para sysh mendimet e qytetarëve të të dy pjesëve.
“Deri në gjetjen e kësaj zgjidhjeje, asgjë nuk do të preket”, ka thënë ai.
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dje ka deklaruar se “parku” do të hiqet shumë shpejt dhe se ura, pas një projekti të posaçëm të BE –së, do të kthehet në gjendjen që ka qenë.
Nga ana tjetër prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq ka deklaruar se Bahtiri në Bruksel, në gusht, në prani të përfaqësuesit të BE dhe të marko Gjuriqit, është obliguar se parku sikur dhe asgjë tjetër në urë, nuk do të hiqen derisa të mos gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë qytetarët.
"Meqë ka harruar t’ua përcjellë qytetarëve të vet pasi u kthye, po e shfrytëzoj rastin t’ia përkujtoj dhe ta ftoj që vend se të thërras për konflikte, bashkë të merremi me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve ", ka thënë Rakiq.
Rakiq fjalët e Bahtirit “kthim të urës në gjendjen që ka qenë”, i ka quajtur kërcënim për paqe.

No comments:

Post a Comment