Malala, e cila gjatë dy vjetëve të fundit ka marrë dhjetëra çmime, në vitin 2012 ishte plagosur nga talibanët, afër shtëpisë së saj në Pakistan, për shkak të rolit të saj në luftën për të drejtat e fëmijëve dhe arsimimin e vajzave.
Aktivistja, që është personi më i ri që ka fituar Çmimin Nobel, e që do t’i dorëzohet sot në Oslo, ka thënë për BBC-në se aspiron të bëhet kryeministre e Pakistanit, pasi tash është e rritur dhe ka përfunduar studimet e saj në Britani të Madhe.
“Unë dua t’i shërbej vendit tim. Ëndrra ime është që vendi im të bëhet një vend i zhvilluar, ku çdo fëmijë, cdo vajzë ka të drejtë të arsimohet”, tha Malala në emisionin Hardtalk të Stephen Sackur në Oslo, transmeton lajmi.net.
Ajo tha se gjithmonë ishte frymëzuar nga Benazir Bhuto - një grua e cila dy herë ka shërbyer si kryeministre e Pakistanit, para vrasjes së saj më 2007.
“Nëse unë mund t’i shërbej vendit tim më mirë përmes politikës, atëherë patjetër se do ta bëjë këtë dhe do të përpiqem që një ditë të jem kryeministre”, tha Malala, në vendin e së cilës një pjesë e madhe e popullatës jetojnë në fise, ku për ligj kanë Sheriatin dhe sipas të cilit femrat nuk i kanë të drejtat e barabarta me meshkujt, duke filluar që në fëmijëri, me moslejimin e vajzave për tu shkolluar.

No comments:
Post a Comment