Wednesday, December 10, 2014

Dhjetë të arrestuar në aksionin policor në Maqedoninë perëndimore

Më shumë se dhjetë persona janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë në arrati, në aksionin policor, i cili vazhdon akoma në Maqedoninë perëndimore, kryesisht në Gostivar dhe në rrethinë. Janë sekuestruar edhe 20 automjete luksoze.
Ndihmës ministri në MPB Ivo Kotevski bëhet fjalë për anëtarë të një grupi më të madh kriminelësh, i cili kohë të gjatë në rajonin e Maqedonisë perëndimore ka kryer vepra të rënda penale, siç janë dhuna, fajde, zhvatje, larje parash dhe një sërë veprash penale.
Mes të dyshuarve ka edhe avokatë dhe përmbarues, të cilët u kanë ndihmuar anëtarëve të grupit kriminal.
Një nga të dyshuarit gjatë bastisjes në shtëpinë e tij ka filluar të qëllojë me armë drejt policisë, por, theksoi Kotevski, në incident nuk ka persona të lënduar.

No comments:

Post a Comment