Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se do të ishte mirë që Serbia ta ndërrojë Kushtetutën. Kërkesën për ndërrim të Kushtetutës i kanë bërë Gjermania dhe BE
Sipas Daçiqit në këtë mënyrë të gjitha vërejtjet dhe kërkesat e BE-së do të gjendeshin brenda sugjerimeve që i janë bërë e po i bëhen Serbisë në procesin e integrimeve evropiane.
Ai ka thënë askush nuk po vë kushte për të ndryshuar Kushtetuta.
Në Kushtetutën e Serbisë përndryshe shkruhet që Kosova është pjesë e Serbisë. Pikërisht këtë paragraf Gjermania e dëshiron të hiqet- në mënyrë që t’i hapet rruga njohjes edhe formale të shtetit të Kosovës nga Beogradi.
No comments:
Post a Comment