Monday, December 15, 2014

Braçe: Nëse sjellja e Mustafës është si fjalori i tij, Kosova ka të ardhme të rëndë

‘Nëse sjellja e Isa Mustafës ndaj atyre që e kundërshtojnë është si gjuha e tij e dhunshme, madje e dënueshme, si ndaj akademikut Rexhep Qosja, atëherë Kosovën e pret një e ardhme e rënde, arrogante.
Kështu e ka nisur postimin e tij në rrjetin social Facebook, Erjon Braçe, deputet i PS.
Më tej Braçe shprehet “Së dyti të mos harrojmë; Isa Mustafa nuk është votuar nga shqiptarët e Kosovës të jetë kryeministër, përkundrazi ai u votua nga ata si humbës!! Dhe jo një herë!! Në anën tjetër, fyerja nuk është as dëshmi e as e zëvendëson atë!! Ai i ka borxh shqiptareve të Kosovës një rrëfim të qartë, të drejtë e të ndershëm për punët e tij në Ish-Jugosllavi. Si qytetar as që ja kërkonte kush, por si kryeministër e ka detyrim!!”.

No comments:

Post a Comment