Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dërguar një sqarim në lidhje me aplikimet për viza në këtë ambasadë.
Sipas njoftimit, thuhet se terminet për viza për qëllime turistike, për vizita, apo për qëndrime afatgjata “fatkeqësisht tashmë janë të zëna”.
Në vijim ju sjellim të plotë sqarimin e Ambasadës Gjermane në Kosovë:
Për parashtrimin e kërkesave për viza është i domosdoshëm caktimi paraprak i një termini në Ambasadë. Caktimi i termineve është i mundur të bëhet online dhe falas në uebfaqen e Ambasadës.
Sistemi për caktimin e termineve mundëson që terminet të bëhen deri në tre muaj paraprakisht. Për shkak të kërkesës shumë të lartë, terminet për viza për qëllime turistike, për vizita, apo për qëndrime afatgjata fatkeqësisht tashmë janë të zëna. Megjithatë, përkundër raportimeve të ndryshme në medie, çdo javë lirohen termine të reja. Lirimi ndodh në ditë të ndryshme të javës dhe në kohë të ndryshme gjatë ditës, duke iu mundësuar kështu një rrethi mjaft të gjerë të të interesuarve për të caktuar një termin.
Për çështjet lidhur me parashtresat e kërkesave për viza për qëllime turistike dhe për vizita, vendimi merret zakonisht brenda një jave. Mirëpo koha e shqyrtimit mund të zgjatet, nëse duhet kërkuar paraqitja e dokumenteve shtesë.
Në rastin e parashtresave të kërkesave për viza për qëndrime afatgjata, apo për qëllime të punësimit, duhet llogaritur se shqyrtimi i këtyre kërkesave merr disa muaj kohë.
Për çështjet lidhur me parashtresat e kërkesave për viza për qëllime turistike dhe për vizita, vendimi merret zakonisht brenda një jave. Mirëpo koha e shqyrtimit mund të zgjatet, nëse duhet kërkuar paraqitja e dokumenteve shtesë.
No comments:
Post a Comment