Tuesday, December 9, 2014

30 ditë arrest shtëpiak për kryetarin e Zubin Potokut

​Kryetarit të komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviq, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, pas intervistimit të tij nga ana e prokurorit të EULEX-it që ka zgjatur disa orë të hënën pasdite në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq-Sollomon, e cila tha se Vulloviq është paraqitur vullnetarisht PARA prokurorit të rastit.
Sipas saj, atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh dhe i janë marr dokumentet e udhëtimit
“Vulloviq dyshohet për organizimin e arratisjessë Sllobodan Sovërliq nga stacioni policor në Zubin Potok që ka ndodhur në mars të këtij viti”, ka thënë Nikoliq-Sollomon.
Ndryshe, një javë më parë njëri nga prokurorët e EULEX-it kishte intervistuar edhe ish kryetarin e Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, i cili dyshohet për 15 vepra penale, në mesin e të cilave edhe vrasjen e policit Enver Zymberi, dhe i është caktuar masa e paraqitjes dy herë në javë në polici. 

No comments:

Post a Comment