Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka ndarë Komisionit Qendrorë Zgjedhorë 181 mijë euro për zgjedhjet lokale që do të mbahen në komunën e Graçanicës.
Zgjedhjet në këtë komunë janë vendosur të mbahen me 18 janar. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, janë miratuar edhe një sërë projektligjesh të tjera.
Po ashtu qeveria ka miratuar edh projektligjin për ndalimin e pjesëmarrjes së Kosovarëve në luftërat e huaja i cili u vlerësua si i domosdoshëm sepse pjesëmarrësit në luftërat e huaja në momentin e kthimit në Kosovë po propagandojnë për pjesëmarrje të të tjerëve në këto lufta.
No comments:
Post a Comment